Lidhje

Jemen: Demonstrata pro dhe kundër presidentit Ali Abdullah Saleh


Jemen: Demonstrata pro dhe kundër presidentit Ali Abdullah Saleh
Jemen: Demonstrata pro dhe kundër presidentit Ali Abdullah Saleh

Jemenasit dolën në demonstrata për të kërkuar largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh ndërsa të tjerë shprehën mbështetje për udhëheqësin e tyre.

Mijëra protestues anti-qeveritarë u mblodhën sot pas lutjeve të së premtes. Ndërkohë televizioni shtetëror i Jemenit tha se besnikë të presidentit u mblodhën në Sana duke hedhur parrulla pro-qeverisë.

Zoti Saleh vazhdon të jetë në Arabinë Saudite ku po mjekohet nga plagët e marra nga një sulm në kompleksin presidencial në fillim të muajit. Agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press citojnë zyrtarë jemenas të kenë thënë se zoti Saleh do të kthehet pas pak ditësh. Por agjencia franceze e lajmeve citon një zyrtar saudit, sipas të cilit zoti Saleh nuk do të kthehet në Jemen.

Mungesa e zotit Saleh vjen në një kohë që qeveria është në luftë me grupe disidente dhe militantësh.

XS
SM
MD
LG