Lidhje

Jemen: Forcat besnike të presidentit Saleh hapin zjarr ndaj protestuesve


Jemen: Forcat besnike të presidentit Saleh hapin zjarr ndaj protestuesve
Jemen: Forcat besnike të presidentit Saleh hapin zjarr ndaj protestuesve

Pesë persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet në Sana dhe Taiz

Forcat besnike të presidentit të Jemenit Ali Abdullah Saleh kanë hapur zjarr mbi protestuesit anti-qeveritarë në kryeqytetin e vendit Sana dhe në qytetin jugor Taiz, duke vrarë të paktën 5 persona.

Sipas njoftimeve nga Sana snajperistët e vendosur në kulme të ndërtesave kanë qëlluar në drejtim të protestuesve që bënë përpjekje për të hyrë në një rrugë që ndan rajonin e kontrolluar nga forcat qeveritare nga rajonet e kontrolluara nga njësitë ushtarake të disidentëve dhe një udhëheqësi të fuqishëm fisnor. Punonjësit e spitalit thonë se nga të shtënat u vranë katër njerëz dhe u plagosën të paktën 35 të tjerë.

Aktivistët thonë se në protestat e sotme morën pjesë dhjetëra mijëra persona që bënin thirrje për dorëheqjen e presidentit të vendit.

Forcat e sigurisë gjithashtu qëlluan mbi protestuesit në qytetin jugor Taiz, duke lënë vrarë një grua.

Dje dhuna në kryeqytetin Sana mori jetën e 18 personave gjatë një proteste të madhe ku kërkohej dorëheqja e presidentit Ali Abdullah Saleh.

XS
SM
MD
LG