Lidhje

Jemen: Forcat qeveritare vrasin të paktën 27 protestues


Jemen: Forcat qeveritare vrasin të paktën 27 protestues
Jemen: Forcat qeveritare vrasin të paktën 27 protestues

Burimet spitalore në Jemen bëjnë të ditur se forcat qeveritare vranë të paktën 27 persona, ndërsa përleshjet me protestuesit anti-qeveritarë u përshkallëzuan në një konfrontim ushtarak mes trupave të qeverisë dhe forcave besnike të një gjenerali që dezertoi në anën e protestuesve disa muaj më parë.

Sipas njoftimeve, të paktën një fëmijë mbeti i vdekur nga të shtënat me pushkë snajper ndërsa forcat qeveritare luftuan me trupat e gjeneralit Ali Mohsen al Ahmar. Snajperat qëlluan nga çatitë e ndërtesave në qendër të kryeqytetit Sana ndërsa trupat u përleshën me protestuesit në pjesë të tjera të qytetit trupat.

Dje forcat e sigurisë vranë 26 persona dhe plagosën qindra të tjerë kur hapën zjarr mbi dhjetra mijëra protestues.

XS
SM
MD
LG