Lidhje

Arrin në Jemen ndihma e parë e emergjencës


Dhjetra të vrarë nga dhuna në Jemen

Dhjetra të vrarë nga dhuna në Jemen

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se ka shkuar dërgesa e parë e ndihmave mjekësore të emergjencës në Jemen, ku fushata ajrore nën udhëheqjen saudite nuk tregon shenja se po qetësohet.

Një zëdhënëse tha se avioni me ndihma mbërriti të premten në kryeqytetin Sana'a, me 16 tonë ndihma në pajisje mjekësore.

Kryqi i Kuq dhe grupe të tjera ndihmash janë përpjekur prej javësh të çojnë me shpejtësi ndihma në shtetin e Gjirit Persik, ku rebelët shiitë huthi luftojnë me forcat aleate me presidentin e vendit.

Avionë luftarakë të koalicionit të vendeve arabe prej dy javësh kanë bombarduar pjesë të Jemenit nën kontrollin e rebelëve huthi, që mendohet se kanë mbështetjen e Iranit.

XS
SM
MD
LG