Lidhje

Jemen: Përleshje mes forcave të sigurisë dhe besnikëve të kreut fisnor të opozitës

  • Zëri Amerikës

Jemen: Përleshje mes forcave të sigurisë dhe besnikëve të kreut fisnor të opozitës

Jemen: Përleshje mes forcave të sigurisë dhe besnikëve të kreut fisnor të opozitës

Forcat e sigurisë në Jemen dhe besnikët e kreut fisnor të opozitës janë përleshur në rrethinat e kryeqytetit Sana.

Dëshmitarët thanë se qindra përkrahës të Sheikut Sadek al-Ahmar u përpoqën të shkojnë në lagjen e tij në Sana e cila është goditur nga forcat e qeverisë. Ata thanë se dhjetra persona janë vrarë në luftime.

Fluturimet u ndërprenë në aeroportin e Sanas ndërsa luftimet u intensifikuan dhe u zhvendosën më pranë.

Në qytetin jugor të Taizit, trupat qëlluan mbi protestuesit të cilët kërkojnë përfundimin e regjimit të presidentit Ali Abdullah Saleh. Të paktën 25 persona kanë vdekur gjatë pak ditëve nga dhuna në Taiz.

Trazirat në Jemen kanë bërë që një numër vendesh të mbyllin misionet diplomatike në atë vend.

XS
SM
MD
LG