Lidhje

Jemen, përleshjet kërcënojnë ta zhysin vendin në luftë civile


Jemen, përleshjet kërcënojnë ta zhysin vendin në luftë civile
Jemen, përleshjet kërcënojnë ta zhysin vendin në luftë civile

Më shumë se 50 veta u vranë gjatë 24 orëve të fundit në luftime të ashpra mes forcave të qeverisë së Jemenit dhe përkrahësve të opozitës, të cilat kërcënojnë ta zhysin vendin në luftë civile.

Këto luftime përbëjnë kërcënimin më serioz ndaj pushtetit të presidentit Ali Abdullah Saleh, pas 3 muaj protestash të opozitës.

Presidenti Saleh dha urdhër për arrestimin e kreut të opozitës. Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot arrestimin e Sheikut Sadiq al-Ahmar, i cili e akuzoi Presidentin Saleh se po e zhyt Jemenin në luftë civile.

Media perëndimore citon burime të qeverisë jemenese si dhe dëshmitarë të kenë thënë se të paktën 24 veta u vranë gjatë luftimeve mbrëmë dhe sot.

XS
SM
MD
LG