Lidhje

Jemen: Rreth 60 militantë që kanë lidhje me al-Kaidën arratisen nga një burg

  • Zëri Amerikës

Jemen: Rreth 60 militantë që kanë lidhje me al-Kaidën arratisen nga një burg

Jemen: Rreth 60 militantë që kanë lidhje me al-Kaidën arratisen nga një burg

Zyrtarët e sigurisë në Jemen thonë se rreth 60 militantë që kanë lidhje me al-Kaidën janë arratisur nga një burg, pasi persona të armatosur sulmuan objektin. Zyrtarët thonë se sulmuesit dhe të burgosurit që arratisën u përleshën me roje në burgun Mukalla, duke lënë një roje të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Kjo arratisje ndodhi, ndërsa një i dërguar i lartë amerikan u takua në Sana'a me zyrtarët e Jemenit për të nxitur një nismë nga vendet arabe të Gjirit Persik për t'i dhënë fund ngërçit politik që ka paralizuar qeverinë e Jemenit. Plani i bën thirrje presidentit Abdullah Saleh Ali të largohet nga posti. Z. Saleh nuk e ka pranuar këtë plan. Ai ndodhet në Arabinë Saudite duke u mjekuar nga plagët gjatë një atentati.

Mediat thonë se i dërguari amerikan, Jeffrey Feltman, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërme, u takua sot me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe disa anëtarë të opozitës në kryeqytetin e Jemenit. Uashingtoni qetësohet për shtimin e veprimtarisë së militantëve islamikë në Jemen, ndërsa qeveria po përballet me një kryengritje të gjerë të opozitës kundër presidentit Saleh.

XS
SM
MD
LG