Lidhje

45 të vrarë nga një shpërthim në Aden të Jemenit


Autoritetet thonë se një shpërthim vetëvrasës sot në qytetin e Adenit, në pjesën jugore të Jemenit ka vrarë të paktën 45 vetë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Sipas zyrtarëve, një person përplasi makinën e mbushur me eksplozivë me një ndërtesë që përdorej nga trupat pro-qeveritare.

Jemeni është i përfshirë në një konflikt mes qeverisë së Presidentit Abdu Rabu Mansur dhe koalicionit të tij saudit që gëzon mbështetje ndërkombëtare dhe luftëtarëve huti që mbështeten nga Irani, të cilët janë hedhur në luftë për shkak të diskriminimit që sipas tyre ushtron qeveria ndaj këtij segmenti të popullatës.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 6 500 vetë, të paktën gjysma e tyre civilë, janë vrarë në konflikt.

Ndërkaq, ekstremistë të al-Kaidës dhe Shtetit Islamik shpesh ndërmarrin sulme në zonat e trazuara në jug dhe juglindje të Jemenit.

Për momentin askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Aden.

XS
SM
MD
LG