Lidhje

Jemen: Sulm vetëvrasës, të paktën 96 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur


YEMEN, attack
YEMEN, attack
Në Jemen, zyrtarët thonë se një sulm vetëvrasës me bombë shkaktoi të paktën 96 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur, kur autori hodhi veten në erë në mesin e një grupi ushtarësh që ishin duke bërë prova për një paradë ushtarake.

Zyrtarët thanë se në sulmin që ndodhi në kryeqytetin jemenas, Sanaa, u plagosën dhjetra persona të tjerë. Ushtria nxitoi menjëherë për të marrë masa sigurie në vendin e ngjarjes.

Ministri i Mbrojtjes i Jemenit po merrte pjesë në provat ushtarake, kur ndodhi shpërthimi, por ai nuk pësoi gjë. Ushtarët po përgatiteshin për një paradë që ishte në plan të mbahej nesër për të shënuar ditën e bashkimit të veriut dhe jugut të vendit.

Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin.

Në Jemen ndodhet qendra e Al Kaidës në Gadishullin Arabik, e cila njihet si një nga degët më të rrezikshme të organizatës terroriste.
XS
SM
MD
LG