Lidhje

Jemen: Të paktën 30 të vrarë nga sulmi mbi demonstruesit

  • Keida Kostreci

A wounded Yemeni anti-government protester is carried away by fellow demonstrators in Sana'a March 18, 2011

A wounded Yemeni anti-government protester is carried away by fellow demonstrators in Sana'a March 18, 2011

Burime zyrtare spitalore dhe dëshmitarë bëjnë të ditur se të paktën 30 persona janë vrarë e më shumë se 100 u plagosën në Jemen, mbasi forcat e sigurisë dhe besnikë të qeverisë hapën zjarr ndaj demostruesve anti qeveritarë në kryeqytetin e vendit Sana.

Incidenti ndodhi mbas lutjeve të ditës së sotme. Agjencia Associated Press thotë se forcat e sigurisë hapën zjarr nga tarracat dhe ndërtesat aty pranë ndaj mijëra demonstruesve që po hynin në një shesh të kryeqytetit.

Aktivistët antiqeveritarë kanë bërë thirrje për dhënien fund të pushtetit 32 vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh. Kundërpërgjigjja e sotme e forcave pro qeveritare mund të përcaktohet si më e ashpra deri tani. Udhëheqës së opozitës së Jemenit kanë deklaruar se çdo rrugë për dialog me qeverinë, tashmë është e mbyllur.

Protesta të tjera antiqeveritare kanë shpërthyer sot në qytete të tjera, mes tyre dhe qytetet Tazis dhe Aden.

Trazirat e sotme pasojnë përleshjet e ditës së djeshme, ku u njoftua për të paktën 85 të plagosur mbasi forcat e sigurisë në Jemen dhe besnikë të qeverisë u përleshën me protestuesit.

XS
SM
MD
LG