Lidhje

Jemen, 126 të vdekur në sulme vetëvrasëse


Një grup që pretendon se është krahu në Jemen i grupit Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse me bombë në Jemen, ku mbetën të vrarë të paktën 126 persona në disa xhami ku falen përkrahësit e rebelëve shiitë.

Grupi publikoi sot një deklaratë në internet, ku zotohej se do të kryejë sulme të tjera ndaj shiitëve Hauthi.

Të paktën tre persona kryen sulme vetëvrasëse me bombë në dy xhami në kryeqytetit Sana. Sulmet ndodhën sot, në kohën e lutjeve të mesditës në xhamitë Badr dhe al-Hashoosh, që i përkasin grupit rebel shiit Houthi që kontrollon Sana-n. Një tjetër sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në mesin turmës që e kishte zënë paniku.

Më tepër se 250 persona u plagosën këtë këto sulme.

Shteti Islamik mori gjithashtu përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në muzeun kombëtar të Tunizisë, ku u vranë 23 persona këtë javë.

XS
SM
MD
LG