Lidhje

Jemenasit votojnë për të zëvendësuar presidentin


Jemenasit votojnë për të zëvendësuar presidentin

Jemenasit votojnë për të zëvendësuar presidentin

Votuesit jemenas hedhin sot votën për të zgjedhur pasuesin e presidentit Ali Abdullah Saleh pas kryengritjes një vjecare që detyroi largimin e tij nga pushteti.

Votimi i sotëm është kulmimi i një marrëveshje për të zëvendësuar zotin Saleh me nënpresidentin Abed Rabbo Mansour Hadi.

Hadi u zgjodh si kandidati I vetëm me një konsensus të partisë në pushtet të presidentit Saleh dhe koalicionit opozitar.

Anketat u hapën në orën 8 në mëngjes dhe rezultatet mund të duan disa ditë të llogariten. Më shumë se 10 milionë qytetarë të Jemenit kanë të drejtën e votës.

Të hënën sulmuesit hodhën në erë një qendër votimi në qytetin port të Adenit në jug të vendit ndërsa përleshjet me armë zjarri vranë një ushtar. Fraksionet në jug kanë premtuar të pengojnë zgjedhjet e sotme.

Ministri i Brendshëm i Jemenit Abdulqader Qahtan tha se pret disa incidente gjatë zgjedhjeve por se ato do të jenë të kufizuara.

Zoti Saleh, i cili po tërhiqet pas 33 vjet në pushtet, u ka bërë thirrje votuesve të marrin pjesë në votim.

Por me rezultatin e parapërcaktuar, ka shqetësime se pjesëmarrja e ulët në votim mund të minojë mandatin e zotit Hadi.

XS
SM
MD
LG