Lidhje

Jennifer Grey fitoi konkursin Dancing With the Stars

  • Zëri Amerikës

Jennifer Grey fitoi konkursin Dancing With the Stars

Jennifer Grey fitoi konkursin Dancing With the Stars

Jennifer Grey fitoi kurorën e kampiones në konkursin Dancing With the Stars duke përfunduar garën me pikët më të larta nga juria dhe nga teleshikuesit që votuan për të zgjedhur fituesin. Aktorja 50 vjeçare kërcimet e të cilës ishin gjithmonë pothuajse pa gabime gjatë gjithë sezonit, garonte ndaj Bristol Palin që zuri vendin e tretë dhe aktorit Kyle Massey që u rradhit i dyti. Grey dhe kërcimtari profesionist Derek Hough fituan maksimumin e pikëve nga juria për të marrë trofenë. Gara e pamenduar e Bristol Palin deri në finale u arrit falë disa bloguesve konservatorë që zhvilluan fushatë për të nxitur njerëzit të votonin për të. Ajo arriti në finale megjithë interpretimin disa herë të dobët dhe mediokër. Ajo tha se ishte sfiduese të përballonte mbulimin e medias ndaj zemërimit të disa admiruesve të shfaqjes kur ajo u votua më shumë dhe në vend të saj u eleminua këngëtarja Brandy e cila kishte marrë pikët më të larta për interpretimin e tangos. Juria pati fjalën e fundit mbrëë kur vlerësoi dy interpretimet e fundit të konkurruesve dhe duke vlerësuar Jennifer Grey me pikët më të larta.

XS
SM
MD
LG