Lidhje

Jep dorëheqjen ministrja e jashtme franceze, Michele Alliot-Marie

  • Zëri Amerikës

Jep dorëheqjen ministrja e jashtme franceze, Michele Alliot-Marie

Jep dorëheqjen ministrja e jashtme franceze, Michele Alliot-Marie

Ministrja e jashtme franceze Michele Alliot-Marie paraqiti sot dorëheqjen, vetëm tre muaj pasi ajo mori detyrën. Dorëheqja vjen pas kritikave disa javore për mënyrën se si Franca iu përgjigj rebelimit në ish-koloninë e saj, Tunizi.

Alliot-Marie, e cila në dhjetor u bë gruaja e parë që mori postin e ministres së jashtme franceze, pritet të zëvendësohet nga ministri i mbrojtjes Alain Juppe.

Alliot–Marie krijoi përshtypje jo të mira, për shkak të kontakteve me ndihmësit e udhëheqësit të Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali, i cili u largua nga pushteti. Ajo gjithashtu ishte kritikuar se kishte shkuar me pushime në Tunizi, gjatë kryengritjes që çoi në rrëzimin e zotit Ben Ali.

XS
SM
MD
LG