Lidhje

Jep dorëheqjen Sekretari britanik i Mbrojtjes, Liam Fox


Jep dorëheqjen Sekretari britanik i Mbrojtjes, Liam Fox
Jep dorëheqjen Sekretari britanik i Mbrojtjes, Liam Fox

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Liam Fox dha dorëheqjen pas dyshimeve në rritje lidhur me një mik të tij, i cili u shtir si një këshilltar qeveritar, gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit me të.

Zoti Fox i kërkoi falje Kryeministrit David Cameron në letrën e sotme të dorëheqjes, duke thënë se kishte lejuar gabimisht që interesat e tij personale dhe aktivitetet qeveritare të ngatërroheshin me njëra-tjetrën.

Shefi i Mbrojtjes dha dorëheqjen disa ditë para se të fillonte hetimi qeveritar mbi miqësinë e tij me zotin Adam Werritty, një ish-shok dhome i zotit Fox dhe shoqërues i dhëndrit në dasmën e tij, në vitin 2005.

Kryeministri Cameron tha se atij i vinte keq të shihte zotin Fox të largohej nga detyra, duke e lavdëruar atë për përpjekjet e tij në drejtimin e fushatave ushtarake britanike në Afganistan dhe Libi. Udhëheqësi britanik ka emëruar Sekretarin e Transportit Philip Hammond si shefin e ri të Mbrojtjes.

XS
SM
MD
LG