Lidhje

Jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut

  • Zëri Amerikës

Jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut

Jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut dha dorëheqjen, pas kritikave rreth mënyrës se si e trajtoi sulmin vdekjeprurës të Koresë së Veriut kundër një ishulli koreanojugor.

Qeveria e Seulit e njoftoi vendimin sot, ndërsa shtohen tensionet. Seuli tha më parë se do të "shtonte ndjeshëm" praninë ushtarake në ishullin Jonpiong si dhe do të ndryshonte rregullat e angazhimit për të bërë të mundur një përgjigje më agresive ndaj sulmeve në të ardhmen. Ishulli ndodhet pranë kufirit të kontestuar detar nga të dy Koretë në perëndim të gadishullit.

Korea e Veriut paralajmëroi sulme të tjera si ato me artileri në ishullin kufitar të populluar, në se Jugu vazhdon ato që Veriu i quan provokacione të papërgjegjëshme ushtarake.

Koreja e Jugut ndërkohë thotë se do të shtojë ndjeshëm praninë ushtarake në Jonpiong, ku katër koreanojugorë gjetë vdekjen të martën, dhe në katër ishuj të tjerë në zonën e diskutueshme të kufirit detar.

Asambleja Kombëtare e Koresë së Jugut miratoi një rezolutë, ku e dënonte sulmin.

Kërcënimet e Koresë së Veriut për sulme të tjera vijnë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut përgatiten për një manovër të përbashkët ushtarake në perëndim të gadishullit korean që fillon të djelën.

Kina shprehu shqetësim rreth stërvitjes, që do të sjellë aeroplanmbajtësen gjigande George Washington në ujrat, të cilat janë sensitive nga pikëpamja strategjike, mes Kinës dhe gadishullit korean.

Ministri i jashtëm i Koresë së Jugut tha sot se kreu i diplomacisë kineze ka shtyrë një takim me homologun koreanojugor.

Sipas shpjegimit të Kinës, shtyrja ka ardhur si pasojë e këtyre planeve. Megjithatë presim që Kina të japë një shpjegim më të hollësishëm por mendoj se është e udhës ta dëgjojmë këtë nga pala kineze.

Në deklaratën e saj, Korea e Veriut thotë se do të ndërmarrë një raud të dytë dhe të tretë sulmesh pa asnjë hezitim në se do të ketë provokime të mëtejshme.

Në të kaluarën, kur ka patur manovra të përbashkëta amerikane dhe koreanojugore, Peniani nuk i ka vënë në jetë kërcënimet e tij.

XS
SM
MD
LG