Lidhje

Jep dorëheqjen Ministri rus i Financave pas përplasjes me Presidentin


Jep dorëheqjen Ministri rus i Financave pas përplasjes me Presidentin
Jep dorëheqjen Ministri rus i Financave pas përplasjes me Presidentin

Ministri rus i Financave Aleksei Kudrin ka dhënë dorëheqjen pas një përplasjeje me Presidentin Dmitri Medvedev lidhur me planet që Presidenti dhe Kryeministri të ndërrojnë me njëri-tjetrin postet në zgjedhjet e ardhshme vitin tjetër.

Një zëdhënëse e presidentit tha se zoti Medvedev kishte nënshkruar dorëheqjen e zotit Kudrin sot. Ministri kishte kritikuar politikat ekonomike të qeverisë dhe kishte thënë se nuk do të shërbente në qeverinë e re nëse zoti Medvedev bëhej kryeministër dhe kryeministri Putin zgjidhej president në 2012.

Më herët sot, Presidenti Dmitri Medveded i kishte cilësuar komentet e zotit Kudrin si “të papërshtatshme” dhe i kishte kërkuar ministrit të jepte dorëheqjen menjëherë.

XS
SM
MD
LG