Lidhje

Jeruzalem: Makina godet një grup këmbësorësh


Policia izraelite thotë se një palestinez goditi me makinë një turmë këmbësorësh në Jeruzalem, në një akt të qëllimtë që lëndoi 10 vetë, përfshirë tre policë. Një spital lokal njoftoi më pas se një nga policët vdiq.

Autoritetet thanë se makina goditi sot platformën e trenit, më pas autori i sulmit doli jashtë dhe filloi të qëllonte njerëzit me një shufër metalike, para se të qëllohej për vdekje nga një polic.

Sulmi ndodhi dy javë pas një incidenti të ngjashëm në të njëjtën zonë, kur një palestinez goditi turmën në stacionin e trenit, duke vrarë një foshnje dhe duke plagosur tetë vetë.

XS
SM
MD
LG