Lidhje

Jeruzalem, shkatërrohet hoteli për të lejuar ndërtimin banesave të reja izraelite


Jeruzalem, shkatërrohet hoteli për të lejuar ndërtimin banesave të reja izraelite
Jeruzalem, shkatërrohet hoteli për të lejuar ndërtimin banesave të reja izraelite

Sot në Jeruzalemin Lindor u shkatërrua një hotel dhe ndërtesa të tjera, për të lejuar ndërtimin banesave të reja izraelite.

Ky projekt për ndërtimin e 21 apartamenteve të reja i ka zemëruar udhëheqësit palestinezë, të cilët thonë se bisedimet e drejtpërdrejta të paqes me Izraelin do të vazhdojnë vetëm me kushtin që të ndalojë ndërtimi në Jeruzalemin Lindor, në kuadrin e pezullimit të ndërtimit të vendbanimeve hebraike.

SHBA i kanë kërkuar Izraelit siguri se do ta kufizojnë ndërtimin e vendbanimeve në rajon. Palestinezët duan që Jeruzalemi Lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm, ndërsa Izraeli e konsideron të gjithë Jeruzalemin kryeqytetin e vet të përhershëm dhe të pandashëm.

Izraeli mori kontrollin e Jeruzalemit Lindor në vitin 1967, pas një lufte 6-ditëshe, një veprim që nuk u njoh asnjëherë nga bashkësia ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG