Lidhje

Ish ligjvënësi Jesse Jackson Jr. pranon fajsinë

  • Jeffrey Young

Prokurorët po rekomandojnë burgim nga 46 deri 57 muaj

Ish ligjvenësi amerikan Jesse Jackson Jr. doli para gjykatës federale në Washington të merkurën nën akuzat se kishte përdorur një sasi të madhe fondesh nga fushata elektorale për arsye personale. Zoti Jackson, djali i udhëheqësit të famshëm për të drejtat civile, Jesse Jackson, shoqërohej nga bashkëshortja, ndaj të cilës po ashtu janë ngritur akuza në të njëjtën çështje.

Ish ligjvenësi nga Çikagoja pranoi fajësinë në gjykatën federale ndaj akuzave kriminale për shpërdorim të 750 mijë dollarëve nga fondet e fushatës.

Pasi shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve nga vitet 1995- 2012, zoti Jackson pranoi fajësinë për akuzën e komplotit dhe flasifikimin e taksave federale.

Bashkëshortja ka rënë dakord të pranojë fajësinë për të njëjtën akuzë.

Prokurorët thonë se Jesse Jackson Jr. përdori paratë e fushatës për të blerë një orë Rolex, orendi shtëpiake dhe koleksione relikesh nga Martin Luther King Jr. dhe ylli i filmave Bruce Lee.

Gruaja e tij Sandra akuzohet se ka përdorur paratë e fushatës për të blerë veshje të shtrenjta.

Pas daljes në gjyq, avokati i tij Reid Weingarten tha se ish ligjvenësi e ka pranuar sjelljen e tij të korruptuar.

“Ai kishte nevojë të pranonte sjelljen e keqe. Të pranishmit në gjyq e vunë re se ai bëri pikërisht këtë. Ai duhet ta pranonte këtë pasi njerëzit që e mbështesin atë e kanë shumë të vështirë ta kuptojnë".

Prokurorët po rekomandojnë burgim nga 46 deri 57 muaj. Ai do të humbasë gjithashtu shumën 750 mijë dollarëshe që reflekton paratë e fushatës dhe do të dorëzojë një koleksion të madh relikesh.

Masa e dënimet do të shpallet me 28 qershor.

Dikur një yll në ngritje në Partinë Demokratike, shpërdorimi i fondeve publike të fushtatës nga zoti Jackson përbën korrupsion, sipas profesorit për politikat publike në Universitetin Georgetown Mark Rom.

“Thelbi është, a përbën dëm për interesin publik transaksioni i tij? Ky trasaksion a përfshin shpërdorim të postit publik për përfitime private? Kjo përbën një akt korrupsioni.”

Sipas njoftimeve, Jackson po ashtu ka patur shqetësime mendore. Ai ishte me leje mjekësore nga Kongresi nga qershori i vitit 2012 deri në zgjedhjet e nentorit, kur edhe dha dorëheqjen për arsye personale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG