Lidhje

Jeta në një vendbanim informal në Afrikën e Jugut në Ditën Botërore të Ujit


Jeta në një vendbanim informal në Afrikën e Jugut në Ditën Botërore të Ujit
Jeta në një vendbanim informal në Afrikën e Jugut në Ditën Botërore të Ujit

Komuniteti ndërkombëtar e shënon Ditën Botërore të Ujit këtë vit me temën uji dhe urbanizimi, duke vënë në dukje se për herë të parë në histori, më shumë se gjysma e popullatës sot në botë jeton nëpër qytete. Në kontinentin afrikan që ka shkallën më të lartë të urbanizmit në botë, 70 përqind e banorëve të qytetit jetojnë në lagje të rënuara ose në vendbanime informale, siç quhen ato, ku uji i pastër dhe nyjet sanitare përbëjnë problem serioz. Për një nga këto vendbanime në periferi të Johanesburgut në Afrikën e Jugut do t’ju njohim në vazhdim.

12 mijë banorët e Makause (mah-kah-OOH-see) nuk kanë ujë të pishëm dhe u duhet që çdo ditë të mbushin kovat në çesma të komunitetit si kjo. Qyteti nga instaluar dy të tilla në periferi.

Makause u ngrit më shumë se 20 vjet më parë kur miniera e arit nën të u mbyll. Pronarët duan ta përdorin tani tokën për një kompleks banesash ose ndonjë objekt të industrisë së lehtë.

Katër vjet më parë, qindra njerëz u detyruan të largoheshin prej këtej dhe strehat e tyre u shembën. Ata u zhvendosën 40 kilometra jashtë qytetit, por mungesa e punës dhe shërbimeve i bëri shumë prej tyre të riktheheshin.

Pasi qendruan në pritje për vite me radhë, banorët e indinjuar organizuan Forumin e Zhvillmit të Komunitetit Makause për të kërkuar strehim dhe shërbime bazë. Ndawoyakhe Mpambo (en-dah-who-YAH-keh em-PAM-boh) është kryetar i këtij forumi.

"Gjithëçka që ne marrim nga qeveria janë premtime të papërmbushura. Që kur ne filluam të votonim 17 vjet më parë, sa herë që mbahen zgjedhjet, ata vinë këtu me shumë premtime por asgjë nuk bëhet realitet”.


Në pak raste, pas përfundimit të proceseve gjyqësore, autoritetet janë urdhëruar të sigurojnë shërbime për banorët që garantohen si të drejta bazë në përputhje me kushtetutën e Afrikës së Jugut. Por zbatimi i tyre ka qënë i ngadalshëm.

Profesore Marie Huchzermeyer (HUF-zeh-mye-yer) e Universitetit Witwatersrand të Johanesburgut, thotë se qeveritë lokale kanë frikë se shërbimet do të bëhen shkak për ngritjen e më shumë qytezave të tilla.

"Ekziston mentaliteti se por të përmirësohen kushtet e vendbanimeve informale, duke u siguruar atyre ujë dhe shërbime sanitare, më shumë njerëz do të inkurajohen dhe të bëjnë të njejtën gjë për të siguruar ujë dhe dhe shërbime, dhe eventualisht strehim”.

Huchzermeyer thotë se qeveria do t’i bëjë qytetet më tërheqëse për investitorët dhe vendbanime të tilla bëhen pengesë. Si rezultat, shumë njerëz si ajo besojnë se do të duhet një presion i madh social për ta detyruar qeverinë të përmirësojë jetën e njerëzve që banojnë në qyteza si Makause.

XS
SM
MD
LG