Lidhje

Jeta si i dënuar me vdekje

  • Tala Hadavi

Ekzekutimi në Teksas i një njeriu që mendohet se ishte me aftësi mendore të kufizuara ka sjellë edhe një herë vëmendjen në çështjen e dënimit maksimal në Shtetet e Bashkuara. Afër 1300 njerëz janë ekzekutuar gjatë 36 viteve të fundit, në SHBA. Por gjatë të njëjtës periudhë, më shumë se 130 persona janë shfajësuar, janë liruar për shkak të mungesës së provave, ose janë shpallur të pafajshëm pasi rigjykimit. Kjo është historia e një njeriu që ende mbart plagët psikologjike të kohës gjatë të cilës jetonte si një i dënuar me vdekje.

Shujaa Graham jeton një jetë të zakonshme. Aktiviteti i tij i preferuar për të dielën është të çojë nipat e tij tek lumi, ku çonte dhe fëmijët e tij.
Por gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij, 62 vjeçari Graham ka vuajtur. Ai kaloi njëmbëdhjetë vitet e para të jetës në fushat e pambukut në Luiziana. Gjatë shtatë viteve të tjera, ishte shpesh në institucionet e riedukimit për të mitur.
Më pas, në moshën 18 vjeçare, shkoi në burgun e të rriturve, pasi u shpall fajtor për vjedhje dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Në burg, ai mësoi të lexojë dhe të shkruajë dhe u pendua për veprimtaritë e tij të mëparshme. Por ishte një kohë kur burgjet ishin të mbipopulluara dhe me trazira. Gjërat shkuan tmerrësisht keq.

"Ata hapën një fushë të re fiskulture në burgun shtetëror Soledad. W.L. Nolan dhe dy afroamerikanë të tjerë u vranë. Kjo ngjarje shkaktoi lëvizjen. Njerëzit filluan të mendonin se do të vdisnin. Disa thanë: Le të organizohemi dhe të vdesim së bashku."

Zoti Graham më vonë u fajësua për vrasjen e një roje të burgut. Ai u përpoq të provojë pafajësinë e tij për tetë vitet e ardhshme. Por pas përfundimit të gjykimit të tretë, ai u dënua me vdekje.

"A doja të më dënonin me vdekje? Jo. Por nëse do të më dënonin me vdekje, unë patjetër që duhet t’i bindesha dënimit tim. Ajo që doja të bëja ishte të ngrija probleme duke vënë dukje se çfarë po ndodhte në burg."

Më në fund, pas një gjykimi të katërt, ai u shpall i pafajshëm për vrasjen - dhe dënimi i tij për grabitje u përmbys gjithashtu. Qysh atëherë - për 35 vjet - misioni i jetës së tij ka qenë rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me dënimet e gabuara.

"Ajo që më ndodhi mua nuk mund të kthehet pas. Askush nuk mund të më japë sërish ato vite dhe askush nuk mund të fshijë plagët psikologjike. Askush nuk mund të heqë gjurmët e plagëve fizike. Por Shujaa Graham mund të vazhdojë në misionin e tij, duke u siguruar që ajo që i ndodhi të mos i ndodhë kujt tjetër."

Sot, ai nuk duket si dikush që është përballur me një ekzekutim. Por Phyllis, gruaja e tij, thotë se ajo përvojë ende rëndon mbi të.

"Kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë tashmë dhe mendoj se ai ende vuan dhe se ka ende shumë mënyra me anë të të cilave ato vite të formimit të tij rëndojnë mbi të. Vitet e rinisë përcaktojnë mënyrën se si ne shohim botën. Ai e kaloi atë në burg, e kaloi si i dënuar me vdekje dhe nën tortura."

"Çdo ditë që zgjohem, dënimi me vdekje është gjëja e parë që më vjen në mendje. Shoh fëmijët e mi dhe gruan time dhe them me vete: Po sikur shteti i Kalifornisë të kishte fituar? ...unë nuk do të isha këtu sot," thotë Shujaa Graham.

Zoti Graham është një anëtar aktiv i organizatës "Dëshmitarë të Pafajësisë", e cila lufton për heqjen e plotë të dënimit me vdekje.
Vitin e kaluar, 43 të burgosur u ekzekutuan në Shtetet e Bashkuara. Shujaa thotë se ai mund të kishte qenë njëri prej tyre. Dhe ai thotë se nuk ka asnjë ditë që ai të mos kujtojë atë që mund t’i kishte ndodh

Trego komentet

XS
SM
MD
LG