Lidhje

Jeta sociale çon në inteligjencën sociale


Ring-tailed lemurs sit in their enclosure in the zoo in Straubing, southern Germany, March 25, 2013.

Ring-tailed lemurs sit in their enclosure in the zoo in Straubing, southern Germany, March 25, 2013.

Çfarë mësimesh marrim ne për natyrën e inteligjencës nga lemurët, një lloj majmuni që vjedh ushqimin? Korrespondentja Megan McGrath na njeh me një studim të ri të shkencëtarëve të Universitetit Duke për këto kafshë të vogla që jetojnë në Madegaskar.

Qeniet njerëzore janë shumë inteligjente. Mbi të gjitha ato kanë zbuluar matematikën, relativitetin dhe zjarrin. Nga të gjitha llojet e trurit në natyrë, truri i njeriut ka diçka të veçantë.

“Atëhere pyetja më e vështirë është se ne e dimë që njerëzit janë të zgjuar, por nga pikëpamja e evolucionit, pse jemi bërë të tillë”.

Shkencëtarët si Evan MacLean, studjues në Universitetin Duke mendojnë se jeta sociale, jeta në grupe të mëdha dhe komunikimi, siç janë të organizuar njerëzit, mund të ketë çuar që ne të kemi një tru më të madh dhe më të fuqishëm.

“Kur ne jemi në një mjedis social, aty ka një sërë gjërash dinamike që duhet të ndjekim, si kush janë miqtë e njeri tjetrit, çfarë njohurish ka gjithësecili, dhe ky lloj informacioni është i vështirë për trurin”.

Prandaj Evan MacLean dhe kolegët e tij e provuan këtë teori tek majmunët lemurë, që si primatë janë të afërt me njeriun nga pikëpamja evolucionare. Por ka shumë specie të ndryshme lemurësh. Disa janë më miqësore se të tjerët dhe jetojnë në grupe të mëdha. Gjithashtu disa lemurë kanë tru më të madh se të tjerët.

Në laboratorin e tyre shkencëtarët testuan gjashtë specie lemurësh për aftësinë e tyre për të vjedhur ushqim nga njerëzit. Për të marrë ushqimin, lemurët hajdutë duhet të dinë nëse njerëzit janë duke i parë apo jo, pra atyre u duhet të përdorin “inteligjencën sociale”.

“Ne zbuluam se speciet që jetojnë në grupe të mëdha ishin më të afta për të përcaktuar se çfarë ushqimi duhet të vidhnin”.

Nga ana tjetër, Evan MacLean thotë se kur shkencëtarët testuan aftësinë e lemurëve për të gjetur ushqim, një aktivitet që nuk është aspak social, lemurët e vetmuar dhe jo miqësore, vepruan po aq mirë, sa edhe ata që jetonin në grupe të mëdha. Pra, madhësia e trurit të tyre pothuajse nuk pati asnjë rëndësi.

“Duket se speciet që kanë tru më të madh e bënë më keq këtë veprim. Unë nuk e kisha parashikuar kurrë këtë”.

Kjo do të thotë se lloje të ndryshme inteligjence, si aftësia për të marrë vendime apo për të gjetur ushqim, ose për të komunikuar dhe për të qënë të shoqërueshëm, mund të zhvillohen në mënyrë të pavarur. Evan MacLean vë në dukje se ndërsa njerëzit janë me të vërtetë të zgjuar, kafshë të ndryshme janë të zgjuara në forma të tjera, në varësi të nevojave të tyre për të qënë të aftë për të mbijetuar.

Studimi i botuar në revistën PLOS One iu shtua gjithashtu të dhënave se kur është fjala për trurin, të qënit më i madh nuk do të thotë se ai është më inteligjent. Në fakt madhësia e trurit nuk përcakton inteligjencën tek kafshët. Inteligjenca është e komplikuar dhe shkencëtarët thonë se duhen gjetur mënyra më të mira për ta matur atë.
XS
SM
MD
LG