Lidhje

Ish-Presidenti Carter me kancer


Ish-Presidenti Jimmy Carter, i cili është diagnostikuar me kancer dhe ka filluar mjekimet, po merr urime për shërim të shpejtë nga dashamirës e figura të njohura.

Ish-Presidenti 90-vjeçar tha se kanceri ishte përhapur në disa pjesë të trupit. Ai njoftoi dje se u diagnostikua me kancer këtë muaj gjatë operacionit për të hequr një masë tumori në mëlçi.

Presidenti Barak Obama foli me zotin Carter mbrëmë dhe i uroi shërim të shpejtë.

Jimmy Carter pritet të bëjë publike hollësi të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore, pasi të mësojë më shumë fakte për sëmundjen.

Që pas përfundimit të mandatit presidencial në 1981, Jimmy Carter është shndërruar në një simbol të humanitarizmit në shkallë globale. Ai ka shkruar një numër librash, më i fundit i tyre një libër kujtimesh me titull “Një jetë e plotë: Reflektime në moshën 90 vjeç”.

XS
SM
MD
LG