Lidhje

Del në shitje libri i ri i autores JK Rowling


Libri “The Casual Vacancy” pritet të jetë në krye të listave të librave më të shitur, pavarësisht reagimeve që do të marrë

Libri i ri i shumëpritur i autores së serisë “Harry Potter”, JK Rowling, doli sot në shitje.

Megjithëse librat e saj të mëparshëm nuk kanë patur një vëmendje të madhe nga ana e mediave, ky libër i saj i ri për të rritur pritet të ketë mjaft sukses.

Libri “The Casual Vacancy” pritet të jetë në krye të listave të librave më të shitur, pavarësisht reagimeve që do të marrë.

Libraria Foyles ishte një nga dyqanet e shumta të Londrës që sot u hapën qysh herët për të përballur kërkesën e madhe të parashikuar.

Libri është porositur gjithashtu nga më shumë se një milion lexues dhe vetëm në Shtetet e Bashkuara mendohet të shtypen rreth dy milionë kopje.

Për shkrimtaren Rowling kjo nuk është hera e parë që ajo shet miliona kopje të veprave të saj. Libri i fundit i serisë Harry Potter ishte vepra e shitur më shpejt në historinë e librit, me më shumë se 450 milionë kopje të shitura në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG