Lidhje

Joachim Gauck president i ri i Gjermanisë

  • Zëri Amerikës

Ligjvënësit gjermanë zgjodhën ish-aktivistin gjermano-lindor të të drejtave të njeriut Joachim Gauck si presidentin e ri të vendit.

Kryetari i Parlamentit Norbert Lambert tha se 72 vjeçari Gauck mori 991 vota nga 1.232 gjithsej gjatë asamblesë së posaçme të ligjvënësve kombëtarë dhe rajonalë që u mbajt sot.

Rivali i tij, 73 vjeçari Beate Klarsfeld mori 126 vota.

Gauck ka qenë prift dhe kundërshtar i hapur u regjimit komunist.l Ai më pas u bë kreu i një agjencie federale që shqyrtonte dosjet e sigurimit komunist të Gjermanisë Lindore, Stasi.

Emërimi i tij në postin kryesisht ceremonial pason dorëheqjen e paraardhësit të tij Christian Wulff për shkak të një skandali korrupsioni.

Gauck, që nuk i takon asnjë partie politike kishte mbështetjen e Kancelares Angela Merkel.

XS
SM
MD
LG