Lidhje

Plani i Izraelit për ndërtime në Jeruzalemin Lindor

  • Zëri Amerikës

Presidenti palestinez Mahmud Abbas (D) pret Nënpresidentin Xho Bajden (M) para takimit në Ramallah të Bregut Perëndimor, 10 Mars 2010

Bajden: Palestinezët meritojnë një shtet të pavarur me një territor të pandarë

Nënpresidenti amerikan Xho Biden kritikoi planet e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për krijimin e një shteti funksional palestinez. Zoti Biden tha sot se planet e Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja në Jeruzalemin lindor minojnë besimin e nevojshëm për rifillimin e bisedimeve të paqes mes izarelitëve dhe palestinezëve. Nënpresidenti amerikan tha se palestinezët meritojnë një shtet të pavarur me një territor të pandërprerë. Zoti Biden i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët shtypi me Presidentin palestinez Mahmud Abas, pas bisedimeve që zhvilluan në Rramallah.

Plani i Izraelit për të ndërtuar 1,600 apartamente për popullatën hebraike në Jeruzalemin lindor, eklipsoi disi vizitën e nënpresidentit ameikan Joe Biden sot në Bregun Perëndimor. Në takimin e zhvilluar me presidentin palestinez Mahumd Abass , nënpresidenti Biden tha se plani i Izarelit për të ndërtuar vendbanime në Jeruzalemin Lindor, “minon” besimin e duhur për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe palesinezëve.

Gjatë takimit që u zhvillua në Rramallah, nënpresidenti amerikan u bëri thirrje të dyja palëve, që të krijojnë një atmosferë pozitive për negociatat dhe të mos i komplikojnë ato. Z.Bajden u takua gjatë paradites edhe me kryeministrin palestinez, Salam Fayyad. Përpara takimit me nënpresidentin amerikan, kryeministri palestinez tha:

“Ne përshëndesim dënimin që i bën administrata amerikane veprimeve të ndërrmarra prej Izraelit. Këto veprime minojnë besimin dhe të ardhmen e proçesit politik që ne po punojmë shumë fortë për t’a rinisur”.

Ministria e Brendshme Izraelite, njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka miratuar ndërtimet e reja, duke shkaktuar një sprapsje të turpshme pas takimeve diplomatike që Biden zhvilloi gjatë ditës me zyrtarë të lartë izraelitë.

Plani për ndërtimet e reja u kritikua ashpër nga Egjipti, aleati më i afërt i Izraelit në botën arabe, si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Presidenti amerikan Barak Obama fillimisht bëri thirrje për ndalimin e ndërtimeve në Jeruzalemin Lindor, por nuk vendosi asnjë masë detyruese ndaj Izraelit, i cili ra dakort që të ndalte ndërtimin e vendbanimeve vetëm për 10 muaj.

Kryeminstri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka kundërshtuar ndalimin e ndërtimit të vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor, duke thënë se ai kurrë nuk do të ndajë qytetin.

XS
SM
MD
LG