Lidhje

Xho Dioguardi do të kandidojë për Senatin amerikan

  • Zëri Amerikës

Xho Dioguardi do të kandidojë për Senatin amerikan

Xho Dioguardi do të kandidojë për Senatin amerikan

Xho Dioguardi, lobist i njohur i shqiptarëve të Amerikës, shpalli sot se do të kandidojë për Senatin amerikan.

Republikani DioGuardi e bëri njoftimin në një emision të shikuar të Televizionit Fox. Ai do të konkurrojë për vendin që aktualisht mbahet nga senatorja demokrate e Nju Jorkut Kirsten Gillibrand.

Zoti Dioguardi ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga viti 1985 deri më 1988 dhe është kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që përpiqet për çështjet e shqiptarëve në Ballkan.

Ai është i ati i zonjës Kara Dioguardi, e cila qysh nga viti i kaluar bën pjesë në panelin e gjyqtarëve të programit të njohur American Idol. Ky fakt pritet t'i japë vemendje fushatës së Zotit DioGuardi, i cili tha se e bija e kishte inkurajuar të kandidojë për në Senat.

Republikani nga distrikti Uestçester e shpalli fillimin e fushatës me thirrjet që Kongresi amerikan të mbajë nën kontroll shpenzimet buxhetore, të cilat sipas tij janë ndër problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi. Zoti DioGuardi do të përballet me disa kandidatë të tjerë republikanë para se të mund të marrë emërimin e partisë së tij. (ze)

XS
SM
MD
LG