Lidhje

Një album i ri për nder të kantautorit John Denver


15 vjet pas vdekjes së tij në një aksident ajror me një avion të vogël dhe mbi 40 vjet pasi doli në treg disku i tij i parë, këngët e John Denverit po ringjallen me një regjistrim të ri. Albumi“The music is you”, “Ti je muzika”, sjell së bashku muzikantët e zhanreve dhe gjeneratave të ndryshme, për të rikujtuar hitet më të mëdha të Denverit, si respekt ndaj tij.


Në album përfshihet grupi i njohur muzikor i rokut nga jugu amerikan “My morning Jacket,”që interpreton këngën “Leaving on a jet plane”. Grupi muzikor Edward Sharpe dhe Magnetic Zeros interpreton këngën e njohur të Denverit “Wooden Indian” . Këngëtarja, fituese e një numri çmimesh Grammy, Lucinda Willaims, sjell një intrepretim soul të këngës “This old guitar”. Williams thotë se ajo ishte e vendosur që ta interpretonte vetë këtë këngë.

“Kur interpreton një këngë të John Denverit nuk do që të tingëllosh si ai. Do të tregosh, se si mund të tingëllojë ajo në një interpretim të ndryshëm.”

Në ndryshim nga disa disqe që i kushtohen këngëtarëve. “The Music is you” nuk u krijua për të tërhequr vëmendjen për një artist të harruar. John Denver ishte një superstar, ai ka shitur miliona disqe, ka dhënë koncerte në salla të mbushura plot në shumë vende të botës dhe ka interpretuar edhe në filma.

Ai njihej menjëherë nga njerëzit, madje edhe kur ishte me misione humanitare në vende të largëta.

John Denver do të kishte mbushur 70 vjeç në dhjetor. Producentët e albumit të krijuar për nder të tij shpresojnë se variantet e reja të këngëve të tij të preferuara do t’i kënaqin admiruesit e tij të hershëm dhe do të fitojnë edhe të rinj.

32-vjeçarja Brandi Carlile u rrit duke dëgjuar muzikën e John Denverit dhe muzika e krijuar prej tij e frymëzoi atë në karrierën si kantautor.

“Shpresoj që njerëzit që e duan John Denverin do ta vlerësojnë albumin për respektin dhe nderin që kemi ne kantautorët për muzikën e John Denverit, ndikimin që kanë patur tek ne lirikat dhe jeta e tij. Shpresoj se publiku do të kuptojë se askush prej nesh nuk po përpiqet të bëhet John Denver, sepse asnjëri prej nesh nuk mund të bëhet si ai.

Në shoqërimin e Emmylou Harrisit, Brandi Carlile mori përsipër detyrën e vështirë të interpretojë këngën e njohur të John Denverit “Take me home, country roads” në albumin “The Music is you”. Ato e kanë bërë atë të tingëllojë si kënga e tyre dhe kjo është edhe një tjetër shenjë e respektit ndaj këngëtarit.’
XS
SM
MD
LG