Lidhje

Bota kujton Xhon Lenonin në 30 vjetorin e vrasjes


Bota kujton Xhon Lenonin në 30 vjetorin e vrasjes
Bota kujton Xhon Lenonin në 30 vjetorin e vrasjes

Muzikantë dhe admirues në gjithë botën po kujtojnë sot ikonën e muzikës, Xhon Lenon 30 vjet pas vrasjes.

Ish-pjesëtari i Bitëllsave u qëllua para apartamentit të tij në Manhatan nga Mark Dejvid Çapman më 8 dhjetor 1980, në moshën 40 vjeçare. Ngjarja tronditi gjithë botën.

Lenon dhe gruaja e tij Joko Ono po ktheheshin nga një seancë inçizimi, kur ai u vra.

Vrasësi i tij, Çapman ka thënë se kishte dëgjuar një zë në kokën e tij t’i thoshte që ta vriste Lenonin. Nëse do të ishte gjallë, Lenon do të ishte 70 vjeç.

XS
SM
MD
LG