Lidhje

50 vjet "Luftë kundër varfërisë"


50 vjet më parë, pasi Presidenti Lyndon Johnson shpalli “luftën kundër varfërisë” më 8 janar, ekspertët debatojnë numrin e betejave të fituara. Kjo luftë ka rezultuar në shumë programe sociale qeveritare, disa më efikase se të tjerat.

Në janar 1964, Presidenti Johnson ishte infromuar se pothuajse një në pësë amerikanë jetonte në varfëri. Në fjalimin e tij të parë drejtuar vendit, vetëm disa javë pasi erdhi në post, ai propozoi një zgjidhje:

"Dhe kjo administatë sot, këtu dhe tani, i shpall luftë pa kushte varfërisë në Amerikë”.

Lufta e tij do të merrte formën e programeve për përmirësimin e ushqimit, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe kulifikimit për punësim.

"Armët tona kryesore në një sulm më të përqendruar do të jenë shkolla më të mira, shëndetësi më e mirë, shtëpi më të mira dhe kualifikim dhe mundësi më të mira për punësim”.

Zoti Johnson donte të zbatonte deri në fund axhendën e pakryer të presidentëve të mëparshëm të Partisë Demokrate, thotë James Jones, i cili më vonë u emërua shef i presonelit të zotit Johnson.

"Gjëra të tilla si Medicare, të cilin e kishte propozuar më parë Harry Truman-i rreth viteve 1946-47, por që nuk ishte bërë asgjë me të; si drejtësia në strehim që përsëri e kishte origjinën tek administata Truman dhe që për 20 vjet nuk ishte bërë ndonjë ndryshim”.

Kur Presidenti Johnson dhe e shoqja vizituan zonat e varfëra në vitin 1964, 19 përqind e amerikanëve jetonin në varfëri. Sot kjo shifër qendron në 15 përqind dhe aspak një tregues i mirë, thotë Michael Tanner i Institutit Cato në Uashington.

"Nuk është arritur ndonjë gjë e madhe, po të kemi parasysh shpenzimet. Që nga 1964 ne kemi shpenzuar 15 trilionë dollarë dhe megjithatë duket se niveli i varfërisë është po ai”.

Kritikët në Kongres thonë se shpenzimet për uljen e nivelit të varfësirë janë jashtë kontrollit. Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga republikanët, votoi kohët e fundit për shkurtimin e fondeve për progrmain e ndihmës ushqimore me 4 miliardë dollarë në vit. Michael Tanner thotë gjithashtu se ndihma sociale pengon motivacionin për të punuar.

"Njerëzit e varfër nuk janë dembelë. Ata nuk janë as budallenj. Por nëse i paguan njerëzit më shumë se sa ata do të fitonin po të punonin, shanset janë që shumë prej tyre do të mendoheshin mirë nëse ia vlen të punosh”.

Sidoqoftë, nismat e Johnson-it, megjithë mangësitë e tyre, kanë nxjerrë nga varfëria miliona njerëz, thotë Ron Haskins i Institutit Brookings.

"Drejtimi i përgjithshëm dhe fokusimi tek varfëria dhe disa nga programet e veçanta kanë qënë shumë të suksesshme. Vendi është më mirë sot në saje të Johnson-it".

Ish këshilltari James Jones thotë se programet që dolën nga “Lufta kundër varfërisë” ishim mes arritjeve kryesore të Lyndon Johnson-it.

"Mendoj se tani që historia e ka gjykuar presidencën e tij për 50 vjet, njerëzit kanë filluar ta vlerësojnë atë si një president të shkëlqyer”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG