Lidhje

Jolie merr masa për rrezikun e kancerit


Aktorja e famshme Angelina Jolie bëri të ditur se ka kryer mastektomi të dyfishtë për të pakësuar shanset e prekjes me kancerin e gjirit.

Në një artikull të botuar sot në gazetën The New York Times, Jolie thotë se vendosi të kryente procedure pasi mësoi se bartëte një gen që rriste rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe ai i vezoreve. Ajo tha se procedurat, që i filloi në shkurt dhe i përfudoi në fund të prillit, pakësojnë shanset e saj për të zhvilluar kancerit nga 87 përqind në 5 përqind.

Jolie tha se vdekja e nënës së saj nga kanceri në vitin 2007 në moshën 56 luajti gjithashtu rol në vendimin e saj për të kryer operacionin.

Përveç karrierës së saj të aktrimit, Jolie shërben gjithashtu si e dërguar e posaçme për Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG