Lidhje

Rifllojnë ndihmat për refugjatët sirianë në Jordani


Kombet e Bashkuara e mirëpritën rifillimin e dërgimit të ndihmave për disa dhjetra mijëra sirianë të bllokuar në kufirin me Jordaninë. Që nga muaji qershor, kur qeveria jordaneze mbylli kufirin, sirianët e zhvendosur nuk kanë mundur të marrin ndihma të mjaftueshme.

Në këtë zonë të thellë jetojnë rreth 85 mijë sirianë, ndërsa një vit më parë jetonin vetëm 12 mijë vetë.

Jordania, me popullsi prej 8 milionë banorësh, ishte një vend që i mirëpriti refugjatët që përpiqeshin t’i largoheshin luftës civile në Siri, që filloi në mars të vitit 2011. Në Jordani u strehuan 650 mijë refugjatë sirianë. Por vrasja e 6 ushtarëve në një sulm me bombë në korrik, bëri që kufiri të mbyllej. Zyrtarët jordanezë deklaruan se nuk do të ndërtoheshin kampe të reja refugjatësh.

Rifillimi i dërgimit të ndihmave përkon me fillimin e stinës së dimrit. Refugjatët jetojnë në kampe në kushte vështira, ata nuk kanë rroba të mjafueshme, ujë të ngrohtë, energji elektrike dhe dru zjarri.

Kombet e Bashkuara kanë të regjistruar 4.8 millionë refugjatë sirianë. Numri më i madh i tyre gjenden në Turqi, rreth 2.7 milionë, të tjerë janë strehuar në Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt. Rreth 6 millionë të tjerë janë zhvendosur brenda Sirisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG