Lidhje

Jordani: Vriten gjashtë ushtarë afër kufirit me Sirinë


Një oficer i ushtrisë jordaneze tha se një sulm makinë bombë që shpërtheu sot në kufirin me Sirinë, la gjashtë ushtarë të vrarë dhe 14 të tjerë të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në zonën Rukban, ku janë strehuar dhjetëra mijëra sirianë që kanë shkuar në Jordani për t’i shpëtuar dhunës në vendin e tyre.Kombet e Bashkuara kanë regjistruar në Jordaninë me 8 milionë banorë, më shumë se 650 mijë refugjatë, shumë më tepër se vendet e tjera fqinjë me Sirinë.

Askush ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ushtria jordaneze tha se shpërthimi ka dëmtuar edhe disa automjete, por nuk ka dhënë më shumë hollësi

XS
SM
MD
LG