Lidhje

Jordania vazhdon sulmet ajrore ndaj ISIS


Avionë luftarakë jordanezë goditën objektiva të Shtetit Islamik për të tretën ditë sot, ndërsa pretendimet e ekstremistëve se një goditje ajrore amerikane ka shkaktuar vdekjen e një gruaje amerikane peng, nuk kanë mundur të konfirmohen.

Jordania ndërmori sulmet për t’u hakmarrë për vrasjen e një piloti jordanez që grupi Shteti Islamik e kishte kapur në Siri në dhjetor.

Familja e punonjëses amerikane të ndihmave, Kayla Mueller nga Arizona, nxorri dje një deklaratë duke thënë se kishte ende shpresa se ajo mund të ishte gjallë.

Pohimi i tyre erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte parë prova që të vërtetonin pretendimin e ekstremistëve për vdekjen e saj.

XS
SM
MD
LG