Lidhje

Jordania: 56 goditje ajrore ndaj ISIS


Jordania tha sot se ka ndërmarrë 56 goditje ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik që kur kryengritësit nxorrën një video javën e kaluar që tregonte se kishin djegur një pilot ushtarak të Amanit.

Gjeneral Mansour al-Jabour tha se forca ajrore jordaneze “kishte realizuar atë që kishte pasur si objektiv: hakmarrjen” për vrasjen e pilotit, Muath al-Kaseasbeh. Gjenerali Jabour tha se avionët ushtarakë jordanezë kishin goditur kampet e stërvitjes, municionet dhe depot e karburantit të Shtetit Islamik.

Ai tha gjithashtu se mbi 7 mijë ekstremistë të Shtetit Islamik ishin vrarë që kur Jordania u bashkua me fushatën ajrore të Shteteve të Bashkuara në shtator të vitit të kaluar që ka vënë në shënjestër kryengritësit në Irak dhe Siri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG