Lidhje

Protesta në Jordani kundër ISIS-it


Mijëra vetë dolën sot në rrugët e kryeqytetit jordanez Aman, në mbështetje të pilotit të vrarë nga militantët e Shtetit Islamik.

Demonstruesit marshuan në qytet pas lutjeve në xhaminë al-Husseini, duke valvitur flamuj jordanezë dhe duke hedhur parrulla kundër Shtetit Islamik.

Jordania tha se sulmet e fundit ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik janë vetëm fillimi i kundërpërgjigjes për vrasjen makabër të pilotit jordanez të kapur në Siri në dhjetor.

Avionët jordanezë ndërmorën dje dhjetra sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, pas deklaratave të mbretit Abdullah se Jordania do të kundërpërgjigjej ashpër.

Një video e regjistruar nga Shtetit Islamik dhe e publikuar këtë javë tregonte pilotin jordanez duke u djegur i gjallë në një kafaz.

XS
SM
MD
LG