Lidhje

Jordania dëbon ambasadorin sirian


Jordania e dëboi ambasadorin e Sirisë në Aman, duke nxitur Damaskun që të hakmerret, duke i ndaluar qëndrimin në vend kryediplomatit të Jordanisë.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Jordanisë tha se ambasadorit sirian Bahjat Suleiman ju dha ultimatumi që të largohet brenda 24 orësh nga vendi. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Petra, ajo thonte se zoti Suleiman ka përdorur pozitën e tij në Jordani për të ngritur "akuza të pabaza" kundër mbretërisë dhe aleatëve të saj në takime, shkrime dhe në mediat sociale.

Suleiman e ka kritikuar Jordaninë për pranimin e një baterie raketash amerikane Patriot, për t’iu kundërvënë kërcënimit nga lufta civile në Siri. Ai po ashtu e ka akzuar Jordaninë se ka lejuar strehimin në vend të dezertorëve të ushtrisë siriane.

Siria iu përgjigj menjëherë vendimit të Jordanisë dhe njoftoi dje se kishte shpallur të ngarkuarin jordanez me punë në Damask “person të padëshiruar”. Zyrtarët jordanezë thonë se diplomati jordanez aktualisht nuk ndodhet në Siri. Në Jordani ndodhen rreth 600 mijë refugjatë nga lufta në Siri.



.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG