Lidhje

Raporti vjetor për lirinë e shtypit


Një grup për lirinë e shtypit thotë se të paktën 60 gazetarë janë vrarë këtë vit në krye të detyrës, shumica e tyre gazetarë të huaj që kishin shkuar për të raportuar në vendet me konflikte.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në New York, publikoi sot raportin vjetor, ku dokumentohen vdekjet e gazetarëve në 21 vende të botës gjatë vitit 2014.

Në raport thuhet se viktimat mes gazetarëve kanë humbur jetën në zonat me konflikte, ku perëndimorët shpesh bëhen objekt sulmesh.

Sipas raporti, Siria është vendi me numrin më të madh të vdekjeve, ku këtë vit u vranë 17 gazetarë; 5 të tjerë u vranë në Ukrainë dhe 4 gazetarë tjerë në Somali dhe në luftimet mes izraleitëve dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG