Lidhje

Shkup: Ambasada amerikane reagon për arrestimin e gazetarit


Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me dënimin e gazetarit maqedon Tomisllav Kezharovski duke thënë se rasti ngre shqetësime mbi respektimin e së drejtës dhe shtypin e lirë e të pavarur.

Ambasada bën të ditur se do ta ndjek nga afër rastin, ndërkohë që thekson se nuk i komenton rastet të cilat janë në proces gjyqësor. Në një prononcim për gazeten VEST, Ambasada amerikane shpreh mbështetjen për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë dhe fuqizimin e gjyqësorit, si dhe sigurimin e medias së lirë dhe të pavarur.
Një Gjykatë e Shkupit e dënoi dje gazetarin Kezharovski me katër vjet e gjysmë burg për shkak të zbulimit të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një rast krimi. Dënimi i lartë që mund të jetë i vetmi i këtij lloji në Evropën juglindore, nxiti reagime të OSBE-a dhe të shoqatave të gazetarëve në Maqedoni dhe Evropë.
Ndërkohë, Gjykata themelore e cila e dha dënimin, ka reaguar sot duke nënvizuar se dënimi i gazetarit nuk duhet të shihet si tentim për frikësimin e gazetarëve, por se ata (gazetarët) duhet të brengosen për nivelin e ulët të edukimit të një pjese të tyre.
XS
SM
MD
LG