Lidhje

Lindja e Mesme, e rrezikshme për gazetarët


Në një ditë kur intensifikimi i dhunës në Afrikë dhe sulmet në Rusi, po mbizotërojnë në lajme, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Nju Jork njofton se Lindja e Mesme është zona më e rrezikshme për gazetarët.

Sipas raportit vjetor të kësaj organizate, të paktën 70 gazetarë u vranë për shkak të detyrës gjatë vitit 2013, krahasuar me 74 që humbën jetën një vit më parë. Dy të tretat e vdekjeve ndodhën në Lindjen e Mesme.

Vendi më i rrezikshëm për gazetarët ishte Siria, ku të paktën 29 gazetarë vdiqën ndërsa mbulonin luftën civile që ka filluar që në vitin 2011. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se rreth 60 gazetarë të tjerë u rrëmbyen në vend gjatë vitit 2013, gjysma e të cilëve ende rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë 10 gazetarë vdiqën në Irak dhe gjashtë të tjerë në Egjipt. Një kujtesë për rrezikshmërinë ndaj gazetarëve në këtë vend ishte njoftimi i sotëm i televizionit al-Jazeera se qeveria kishte arrestuar katër nga gazetarët e saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG