Lidhje

JPMorgan Chase, Takim vjetor vetëm pak ditë pas humbjes së 2 miliardë dollarëve


Shefi ekzekutiv i kompanisë së investimeve me bazë në Shtetet e Bashkuara JPMorgan Chase, pritet të përballet sot me pyetje të vështira nga investitorët, rreth humbjes së 2 miliardë dollarëve në tregjet e aksioneve. Jamie Dimon do të paraqitet në takimin vjetor të kompanisë në Tampa të Floridës, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi humbjen masive. Çmimi i bursave të JPMorgan ka rënë më shumë se 10 për qind që kur zoti Dimon njoftoi humbjen e 2 miliardë dollarëve të enjten e kaluar.

Që nga njoftimi i humbjes, brenda kompanisë ka patur grindje.

Kompania njoftoi dje se zyrtarja kryesore e investimeve Ina Drew do të dalë në pension pas 30 vjet shërbimi në firmën JPMorgan. Divizioni i drejtuar nga zonja Drew në Londër është përgjegjës për shkëmbimet që çuan në këtë humbje. Ka njoftime të pakonfirmuara se edhe zyrtarë tjerë të kompanisë JP Morgan do të japin dorëheqjen.

XS
SM
MD
LG