Lidhje

Artisti JR pushton Times Square-in e Nju Jorkut


Që para se të afirmohej si artist, kur pikturonte nëpër rrugët e Parisit, e deri tek krijimet në Times Square të Nju Jorkut, personi i njohur si JR ka ngjallur interes. Artisti i ri francez ka përdorur fotografi të zmadhuara portretesh njerëzish nga Afrika e Jugut, Izraeli dhe teritoret palestineze që shprehen me krenari se cilët janë. Kohët e fundit ai ishte në Times Square, ku paraqiti version e Nju Jorkut në vazhdën e projektit të tij tashmë të famshëm me njerëz nga qytete të ndryshme të botës.


Fotografitë e mëdha të njujorkezëve kanë dekoruar asfaltin dhe një talebë të madhe në Times Square, një nga pikat më ikonike në botë.

Këto ishin punimet më të fundit të JR që njerëzit të njihen në të gjithë botën. Njerëz të moshave, racave dhe origjinave të ndryshme lënë gjurmët e tyre në këtë shesh që është afër Brodueit dhe distriktit të teatrit të Nju Jorkut.

“Është mjaft e këndëshme”.
“Kjo tregon se në botë ka njerëz të tipeve të ndryshme.

“Shprehja njerëzore dhe ndjenjat e veçanta që çdokush pasqyron. Mendoj se është e bukur”.

Projekti quhet “Nju Jorku jashtë dhe brenda”. Pranë një kamionçine, njerëzit presin të bëjnë fotografi dhe pas kësaj fytyrat e tyre shtypen në format të madh. Ata mund t’i ngjisin ato nëpër rrugë ose t’i marrin me vete në shtëpi.

JR është fracez. Ai fitoi çmimin prestigjioz TED (Technology, Entrtainment and Design) dhe e përdori shumën prej 100 mijë dollarësh për projektin e tij që të krijonte galeri gjigande portretesh nëpër qytete të ndryshme të botës dhe t’u jepte shansin njerëzve të shpreheshin.

"Mendova ta popullarizoja këtë ide. T’i shtypnim fotofrafitë unë ose ata. Nëse ata nuk dinë të shtypin, unë t’i shtyp për ta falas. Kjo mund të bëhet, por unë dua që ata të shprehin mesazhin që ata duan të thonë. Më pëlqen shumë i gjithë komunikimi në këtë proces, sepse çështja nuk është nëse fotografija është e bukur ose jo, është vetë procesi, njerëzit presin dhe ndërkohë flasin me njeri tjetrin. I gjithë procesi ka të bëjë me komunikimin mes njerëzve”.

Qyteti i Nju Jorkut i ofroi Times Square JR-it. Një pronar ekranesh e tabelash i ofroi atij tabelën më të madhe në shesh. Gina Steffe, asistentja e JR-it, thotë se shprehjen e dashurisë mund ta shihje kudo.

“Dje ne patëm një fejesë. Një djalë erdhi dhe priti për rreth dy orë e gjysmë në radhë dhe kishte me vete një tabelë, ku thuhej: ‘Sara, të dashuroj, a do të martohesh me mua’. Ai kishte dy përgjigje, po dhe jo. Ai nxorri tabelën e tij në ekran dhe i dha asaj lapsin, ajo filloi të qante, pastaj qeshi dhe shënoi ‘po’, dhe kështu ata u fejuan”.

Siç u shpreh dikush nga të pranishmit, JR është bërë kurator ndërkombëtar dhe bota është galeria e tij.
XS
SM
MD
LG