Lidhje

Mbrojtja e markave të regjistruara, jetike në tregun botëror

  • June Soh

Mbrojtja e markave të regjistruara, jetike në tregun botëror

Mbrojtja e markave të regjistruara, jetike në tregun botëror

Shoqëritë private i kushtojnë shumë rëndësi mbrojtjes së markave dhe simboleve të tyre dalluese.

Një konferencë e fundit e Zyrës së Liçencave dhe Markave të Regjistruara të Shteteve të Bashkuara nënvizoi rëndësinë dhe vështirësinë e atij procesi. Aktiviteti dy-ditor mblodhi më tepër se 10 mijë vizitorë të të gjitha moshave.

Personazhet ishin veshur me kostume jo thjesht për të argëtuar të pranishmit që po vizitonin Ekspozitën Kombëtare të Markave – ata po edukonin.

Komisionerja Deborah Cohn e Zyrës së Liçencave dhe Markave të Regjistruara thotë se markat mund të jenë edhe të formave të tjera, përfshi ngjyrat, aromat dhe tingujt. Kjo është diçka që habit mjaft vizitorë të ekspozitës.

Përdorimi i paligjshëm i markave mund të dëmtojë reputacionin e biznesit dhe objektivat e tij. Vitin e shkuar autoritetet amerikane sekuestruan prodhime me vlerë rreth 200 milionë dollarë, të cilat ishin të falsifikuara dhe dukeshin si ato origjinale.

Edhe konsumatorët mund të dëmtohen. C.T. Toner punon për Shërbimin e Provimeve GED, i cili ka krijuar një provë për marrjen e një diplome të barasvlershme me atë të shkollës së mesme. Kjo firmë ka mbi 3 mijë qendra provimesh në të gjithë botën.C.T Toner thotë:

“Ne duam që të gjithë këtu në ekspozitë të dinë se ka shumë programe mashtruese në internet që përdorin emrin GED. Ne nuk duam që njerëzit të gënjehen, duke paguar 300 dollarë në internet për një provim dhe për një diplomë që në të vërtetë nuk është ajo GED, e cila mund të përdoret për punësim apo për të shkuar në universitet.”

Artisti Chubby Checker, i cili bëri të famshëm kërcimin twist në vitet ’60, paraqiti një markë të re çokollate që ai po shet për bamirësi. Ai thotë:

“Chubby’s Checkerbar... ndodhet në disa vende, por nuk është ende e famshme. Por ne mendojmë se brenda dy vjetësh do të jetë kudo në botë.”

Për pronarë biznesesh si zoti Checker, që mendojnë të shtrijnë aktivitetin në tregjet globale, Ekspozita ofroi seminare mbi mbrojtjen e markave të tyre:

“Nëse prodhime të falsifikuara po prodhohen në Kinë, për shembull, ato mund të eksportohen prej andej edhe këtu në Shtetet e Bashkuara. Në rast se biznesi nuk ka të drejta në Kinë në këtë moment, çfarë ndodh?”

Zonja Deborah Cohn thotë se mbrojtja e markave të regjistruara shtrihet vetëm brenda kufijve të shtetit.

“Pra, nëse regjistrohet një markë në Shtetet e Bashkuara, atëherë të drejtat e saj shtrihen vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Do duhej regjistrim në çdo vend në të cilin kërkohet mbrojtje e markës.” - thotë ajo

Kjo është ajo që zoti David Holmes mësoi sot. Muzikanti shet disqet e tij dhe interpreton drejtpërdrejt.

“Unë përdor internetin, që është praktikisht ndërkombëtar dhe si muzikant unë dua që muzika ime të dëgjohet në nivel ndërkombëtar.” - thotë ai

Zoti Holmes thotë se ai po mendon mbi mënyrat se si mund të mbrojë emrin e tij si një markë të regjistruar në tregun global.

XS
SM
MD
LG