Lidhje

Gjykata vendos ekstradimin e Julian Assange


Gjykata e Lartë e Britanisë vendosi të ekstradojë në Suedi themeluesin e Wikileaks Julian Assange, ku kërkohet nën akuza për krime seksuale. Vendimi i sotëm i gjykatës lë në fuqi vendimet e dy gjykatave më të ulta për ekstradimin e 40 vjeçarit me origjinë nga Australia.

Në Suedi ai kërkohet nën akuzat për përdhunim në vitin 2010 dhe një tjetër akuzë për sulm seksual. Gjykata i rrëzoi argumentet e avokatëve të zotit Assange se kërkesa për arrestimin e tij është e pavlefshme, pasi prokurori që e ka lëshuar atë, nuk ka autoritet ligjor për një gjë të tillë.

Assange, i cili i ka mohuar akuzat, ka të drejtë të bëjë një apel të fundit tek Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Faqja në internet Wikileaks u bë e njohur pas botimit të qindra dokumenteve sekrete amerikane rreth luftrave në Irak dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG