Lidhje

29 vjeçari Julian Malasi, histori suksesi në SHBA


Julian Malasi, i Shoqatës Amerikane të Industrisë Kimike, renditet ndër personazhet më të hijshëm të Kongresit Amerikan

Julian Malasi është 29 vjeçari nga Fieri i cili punon prej një viti e gjysëm si menaxher i politikave të Shoqatës Amerikane të Industrisë Kimike. I ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 14 vite më parë sëbashku me prindërit e dy vëllezërit e tij, Juliani thuajse çdo ditë është në kontakt me ligjvënës dhe përfaqësues të lartë të politikës amerikane. Por përveç cilësive profesionale, Juliani është përzgjedhur edhe si një prej djemve më të hijshëm të Kongresit amerikan, sipas një sondazhi që organizon revista Hill.

Julian Malasi, është 29 vjeçari shqiptar i cili punon si menaxher i politikave të Shoqatës Amerikane të Industrisë Kimike në Uashington. I rritur në një familje tradicionale shqiptare, pavarësisht jetesës prej 15 vitesh në Amerikë, ai dëshmon se nuk ka hequr dorë nga traditat shqiptare

Përveç arritjeve profesionale bazuar në arsimimin e tij në Shtetet e Bashkuara, Juliani është renditur edhe si një prej 50 njerëzve më të bukur të kongresit amerikan, siç quhen këtu, bazuar në një sondazh të përvitshëm që organizon revista Hill, e cila mbulon aktivitet e kongresit amerikan jo vetëm në aspektin politik. Përzgjedhja e tij erdhi pas takimeve të përditshme që Juliani kryen në Kongresin amerikan për arsye pune. Juliani ishte i vetmi person që u rendit duke mos qenë punonjës i brendshëm i ndërtesës së Kongresit.

I rritur në Shqipëri, por i arsimuar në Shtetet e Bashkuara, Juliani nuk harron prejardhjen e tij, e madje thotë se për të Shqipëria zë një vend të rëndsishëm.
XS
SM
MD
LG