Lidhje

Festimet e 4 korrikut në SHBA


Amerikanët kudo në Shtetet e Bashkuara festuan dje 238 vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre nga Britania, me një mori aktivitesh.

Fishekzjarret pushtuan qiellin e Nju Jorkut, duke shënuar fundin e një dite plot festime në qytetin më të madh të vendit.

Në Uashington, turma të mëdha ndoqën fishekzjarret, me Monumentin Kombëtar në sfond. Disa qytete e shtynë për sot shfaqjen e fishekzjarreve, për shkak të shirave të uraganit Arthur, që preku disa pjesë të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara.

Në Uashington, ku koha dje ishte e mirë, mijëra njerëz ndoqën koncertin e përvitshëm që jepet në zonën pranë Kapitolit, Selisë së Kongresit amerikan.

Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle përshëndetën një grup përfaqësuesish të ushtarakëve dhe familjet e tyre, të cilët ishin të ftuar për të marrë pjesë në një piknik në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

XS
SM
MD
LG