Lidhje

Juncker, thirrje për sistemimin e 160 000 refugjatëve


Shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker u bëri thirrje vendeve anëtare të BE të sistemojnë 160 mijë refugjatë, duke thënë se Italia, Greqia dhe Hungaria nuk mund ta përballojnë më të vetme këtë barrë.

Në komentet që bëri sot para Parlamentit Evropian, zoti Juncker i bëri thirrje Evropës t’i përgjigjet krizës aktuale të refugjatëve me solidaritet.

Ai tha se sistemimi në 22 vende anëtare duhet bërë “në mënyrë të detyrueshme” për të shmangur vonesat.

Zoti Juncker po u bën thirrje ministrave të brendshëm të BE të mbështesin një plan sistemimi në takimin e tyre të javës së ardhshme.

Ai gjithashtu u shpreh në mbështetje të idesë që azil-kërkuesit të punojnë ndërkohë që presin shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil. Ai tha që shpreson se shtetet anëtare do të japin kontribut monetar për një fond emergjence për t’iu përgjigjur krizave të refugjatëve në të ardhmen.

Plani i Komisionit për një sistem kuotash për sistemimin e refugjatëve në të gjithë Evropën parashikon pranimin e mijëra azil-kërkuesve nga Lindja e Mesme gjatë dy viteve të ardhshme.

Në bazë të planit, Gjermania, Franca dhe Spanja do të pranojnë pjesën më të madhe, pasuar nga Polonia, Holanda, Rumania, Belgjika dhe Suedia.

XS
SM
MD
LG