Lidhje

Juncker: Programi i reformave të Greqisë nuk po ecën

  • Zëri Amerikës

Juncker: Programi i reformave të Greqisë nuk po ecën

Juncker: Programi i reformave të Greqisë nuk po ecën

Kreu i ministrave të financave të Eurozonës, Jean-Claude Juncker (Zhan-Klod Zhynke’r) tha se norma e interesit të bonove greke të thesarit duhet të ulet në më pak se 4 përqindshi që kërkojnë mbajtësit e këtyre letrave me vlerë. Ai tha sot se programi i reformave të Greqisë nuk po ecën në drejtimin e duhur.

Kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker i bëri thirrje Greqisë të arrijë marrëveshje me investitorët privatë brenda pak ditësh.

``I bëjmë thirrje qeverisë greke dhe ‘treshes’ të bien dakord sa më shpejt mbi parametrat kryesorë të një programi të ri ambicioz reformash,'' tha zoti Juncker.

Në muajin mars, Greqia mund të mos jetë në gjendje të paguajë këstin e borxhit kur bonove të saj të thesarit që mbahen nga bankat dhe investitorët e tjerë privatë t’u vijë koha e maturimit. Ajo ka propozuar zëvendësimin e bonove të vjetra me të reja, me 50 përqind humbje për investitorët.

Ky zëvendësim i bonove dhe një ulje e interesit mund t’i kursejë Greqisë më shumë se 129 miliard dollarë, por deri tani bisedimet kanë dështuar.

XS
SM
MD
LG