Lidhje

Junis Kenedi Shrajvër, 1921-2009: Ajo ndryshoi botën për njerëzit me aftësi të kufizuara


Junis Kenedi Shrajvër, 1921-2009: Ajo ndryshoi botën për njerëzit me aftësi të kufizuara
Junis Kenedi Shrajvër, 1921-2009: Ajo ndryshoi botën për njerëzit me aftësi të kufizuara

Ka plot njerëz në botë, të cilët me sa munden, ndihmojnë të tjerët. Ka edhe të pasur që ndihmojnë grupe njerzish ose kauza të ndryshme, dhe kryesisht këtë e bëjnë duke dhuruar një pjesë të parave nga suksesi i tyre, por të paktë janë ata njerëz të pasur ose të famshëm, që ndihmojnë drejtpërdrejtë njerëzit në nevojë dhe jo një herë ose dy, por ia kushtojnë gjithë jetën një kauze të caktuar. Një prej këtyre njerzve ishte Junis Kenedi Shrajvër.

Junis Kenedi Shrajvër, pjesëtare e një prej familjeve më të famshme të Amerikës, e shfrytëzoi ndikimin e saj për të përmirësuar jetën e miliona njerzve. Megjithëse ajo nuk kandidoi kurrë për ndonjë post shtetëror, gjatë gjithë jetës ajo punoi me përkushtim për të përmirësuar jetën e njerzve me probleme fizike e mendore.

Junis Shrajvër ishte e njohur më së shumti për krjimin e Lojërave Olimpike Speciale, një aktivitet sportiv për njerëzit me të meta mendore. Puna e saj ndryshoi mënyrën se si bota i shikon këta njerëz.

"Ju jeni yjet dhe bota po ju shikon. Me praninë tuaj, ju dërgoni një mesazh në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo komb. Një mesazh shprese, një mesazh fitoreje. Ju keni të drejtë të luani në çdo fushë dhe ju e meritoni këtë të drejtë. Të drejtën për të studjuar në çdo shkollë, të drejtën për të pasur një vend pune, të drejtën për të qenë komshiu i kujtdo. Ju i meritoni të gjitha këto të drejta".

Këto komente Junis Kenedi Shrajvër i bëri në vitin 1987 në Lojrat Olimpike Speciale në South Bend të Indianës. Ajo ishte një grua e hollë por shumë energjike, gjithnjë me buzë të qeshur dhe me shpirt të madh.

Zonja Shrajvër filloi zyrtarisht të angazhohej në ndihmë të njerzve me të meta fizike dhe mendore kur u bë nën-presidente e një organizate të krijuar nga familja e saj në vitin 1957. Fondacioni Joseph P. Kennedy, i Riu u krijua më 1946 për nder të vëllait të saj madh, i cili vdiq në Luftën e Dytë Botërore.

Nën drejtimin e saj, fondacioni e përqëndroi vemendjen në studimin e shkaqeve të sëmundjeve mendore. Ky fondacion u përpoq gjithashtu të përmirësonte mënyrën se si shoqëria i trajton këta njerëz si dhe hapi qendra për studimin e etikave mjekësore në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin Georgetown.

Junis Shrajvër dhe familja e saj kishin një arsye personale për të qënë aktive në këtë çështje. Një prej motrave të saj, Rosmeri Kenedi, kishte lindur me të meta mendore. Me kalimin e viteve, u bë gjithnjë e më e vështirë që familja të jetonte me Rosmerin dhe të kujdesej për të. Kur ajo ishte në të 20-tat, i ati pranoi që ajo t’i nënshtrohej një operacioni në tru për të përmirësuar gjendjen e saj mendore, por operacioni e përkeqësoi gjendjen e saj. Më vonë familja e çoi Rosmerin në një qendër kujdesi, ku ajo jetoi deri sa vdiq në vitin 2005.

Në të kaluarën, sëmundjet mendore shikoheshin në përgjithësi si sëmundje të turpshme dhe pa shpresë. Shumë familje i dërgonin fëmijët në institucione psiqike, madje për këta njerëz komuniteti nuk ofronte aktivitete, burime ose vende pune. Ata mënjanoheshin nga shoqëria, pa respekt dhe të drejta civile.

Junis Shrajvër e ndryshoi këtë realitet. Ajo i tregoi botës se njerëzit me të meta mendore mund të ishin qytetarë të denjë dhe me një jetë të pasur.

Junis Kenedi Shrajvër lindi në Bruklin të shtetit Massachusetts në vitin 1921. Ajo ishte fëmija i pestë mes 9 fëmijëve të familjes katolike irlandeze të çiftit Xhozef dhe Roz Kenedi. Gjyshi i saj, Xhon Fitcxherald, shërbeu si krytar bashkie i Bostonit në Massachusetts dhe si ligjvënës i shtetit. Babai i saj, Xhozef ishte një afarist i pasur me lidhje të fuqishme. Xhozef dhe Roz Kenedi i rritën fëmijët e tyre duke i bërë shumë të përgatitur dhe tepër konkurrentë.

Junis Kenedi Shrajvër pati thënë një herë se këshilla e babait për fëmijët e tij ishte që të fitonin, se dalja në vend të dytë ose të tretë nuk kishte rëndësi, rëndësi kishte vetëm fitorja. Madje zoti Kenedi u kishte thënë edhe miqve të tij se djemtë e tij do të kandidonin një ditë edhe për president dhe ai ishte i saktë për këtë.

Xhon Fitcxherald Kenedi u bë president në vitin 1961 dhe shërbeu deri në vrasjen e tij pas dy vjetësh. Robert Kenedi, senator, kandidoi për president më 1968 dhe u vra po atë vit. Edward Kenedi nuk fitoi kurrë postin e presidentit, por shërbeu për një kohë të gjatë në Kongres dhe ishte një anëtar i rëndësishëm i Senatit amerikan.

Edhe Junis Shrajvër vazhdoi traditën e familjes në shërbim të publikut. Ajo përfundoi studimet më 1943 dhe u diplomua në sociologji nga Universiteti Stanford i Kalifornisë. Ajo punoi për organizata të ndryshme si punjonëse sociale para se të fillonte punën për fondacionin e familjes. Ajo punoi gjithashtu për fushatat elektorale të vëllezërve të saj, Xhon, Robert dhe Edward. Në vitin 1953 ajo u maruta me R. Sarxhent Shrajvër. Ata patën 5 fëmijë: Robert, Maria, Timothi, Mark dhe Anthoni.

Jeta e Eunice Shriverit nuk mund të analizohet në aspekte të veçanta. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo luajti shumë role, të cilat i gërshetoi në një, atë të Junis Kenedi Shrajvër.

XS
SM
MD
LG